Print

Posted in:

Gopaku ukrahinas dhe… pak histori

Ne foto: flamuri i ukrahines

 

Kush do ta kishte menduar se … thirrje “urra!” e lindur si një britmë nxitese e ushtarëve tanë ne Luften e Pare Boterore pergjatë sulmeve ne frontet armike, nuk është asgjë më shumë se italianizimi i një fjale në gjuhën Kozake ” Gu-rai “, që e përkthyer do të thotë ” Drejt bekimit qiellor! “, dhe nuk ishte pervec se britmë lufte me prejardhje Kozake. Por , kush janë Kozaket ?Termi “Kozak” shfaqet për herë të parë në 1395, në Kronikat e Rutenias, por sipas historianëve të tjerë në një dorëshkrim rus te 1444, ky term perdorej per te treguar luftëtarët nomade te rastesishem dhe te lirë (që nuk i nënshtrohen detyrimeve feudale), të cilet shpesh jepnin sherbimet e tyre princerve te ndryshem. Kozaket– ndoshta nga turqishtja “qazaq ‘” (endacak), ose nga rusishtja “kazak” ose “kozak “ nga gjuha ukrahinase, – nuk janë një grup etnik. Me kete term u identifikuan fillimisht popujt nomade tartare (mongolet; nga mongolishtja edhe termi “ko-Zah” = mbrojtje e jashtëme) nga stepat e Rusisë Jugore.Megjithate, duke filluar nga shekulli i XV, emri u dedikua grupeve sllave (kryesisht ruseve dhe ukrahinasve te Kirgistanit) qe popullonin territoret qe shtriheshin pergjate rrjedhes jugore te lumenjeve Don dhe Dnepr, te cilet vetquheshin “kajsaki”. Dhe keshtu Ukrahina eshte toka e Kozakeve qe luftonin kunder pushtimit tartare dhe turk , te cilet paten nje rol te rendesishem ne shpartallimin e turqeve ne Lepanto, ne 1686. Ukrahina, nje vend qe ndodhet ne Europen Lindore dhe numeron me shume se pesedhjete milion banore kryeqyteti i se ciles eshte Kievi por ne te ndodhen edhe disa qytete te tjera te medha si Odessa (nje port i madh), Kharkov, Leopoli, Ternopoli, Ivano-Frankivsk, Yalta (ne Krime). Ukrahina eshte vendi i Shitive, i princerve te Kievit: Vladimiri i Madh dhe Jaroslavi i Mencur, ne Mesjete (shekulli i dhjete), ben Rus-n e Kievit, qe gabimisht ngaterrohet me Rusine e sotshme, perandorine me te madhe te Lindjes. Hopak e thene ndryshe edhe Gopak eshte nje valle ukrahinase. Behet fjale per nje koncert vallesh folkloristike qe konsiderohen gjeresisht si “ Valle kombetare ukrahinase”. Etimologjikisht rrjedh nga folja “Hopat” qe ne gjuhen vendase do te thote kercim, nga ku thirrja “hop!”. Fillimisht nje valle popullore kozake, u praktikua ne tokat e Ukrahines se sotshme ne fillimet e shekullit te XVI. Eshte nje valle shume energjike e vallezuar (sipas tradites) nga burrat. Nje nga variantet e kesaj valleje quhet Boyovy Hopak, qe eshte Hopaku luftarak. Per ta vallezuar duhet te jesh fizikisht i forte, i afte te perdoresh mire shpatat, shtizat dhe arme te tjera, te kenduarit mire, te luash instrumente, te njohesh artin e te folurit ne shume gjuhe, te stervisesh vazhdimisht nivelin kulturor dhe te mbash aftesite intelektuale dhe shpirterore. Kjo valle kishte disa funksione ,duke perfshire dhe rituale. Eshte ende nje ushtrim i fuqishem dhe i veshtire, jo aspak “nje loje e kendshme per te kaluar kohen e lire”, ku perdoren jo vetem kembet por edhe krahet dhe i gjithe trupi. Elementet luftarak jan te pranishem ne disa valle ukrahinase dhe ne kete kuptim vallet ukrahinase nuk jane unikale, perkujtojne ato japoneze, gjeorgjane ose brasiliane: ne fakt ne Ukrahine Hopaku lidhet ngushte me nje sistem edukimi dhe trajnimite “luftetareve te mire”. Sot per sot Hopaku, lloj Kapoeira perzjere me savate, boks tajlandez dhe karate, eshte ushtrim i perkryer per te ruajtur shendetin, zhvilluar forcen dhe elasticitetin. Ne Ukrahine mbahen shume fesivale folkloristike – sidomos ne pranvere – pergjate se ciles shfaqen valletare te ketij stili, shume shpesh – dhe jo rastesisht – ushtare dhe police. Publiku eshte gjithmone i madh dhe mund te admirojne konkurimet e cdo lloji arti luftarak Hopak. Jane disa shkolla Hopaku ne Ukrahine qe zhvillojne atlete te ketij arti luftarak, perhapja dhe menaxhimi i te cilit eshte ne doren e Federates Nderkombetare te Hopakut Luftarak. Kjo disipline eshte e praktikuar edhe ne Rusi, Kanada, Portugali, Britani e Madhe, Itali, Poloni dhe shtete te tjera.

                                                 Irene Pasquinucci 

(Perkthyer ne gjuhen shqipe nga Driola Nushi – traduzione in lingua albanese di Driola Nushi)

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.